Shefi i AKI-së deklarohet për rastin e kapjes së të birit të tij me armë pa leje e me drogë

Për një javë ishte emri më i përfolur në mediat kosovare për një vepër që dyshohet i biri i tij.

Mirëpo, drejtori i Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, Shpend Maxhuni, deri tash nuk u deklarua për media për kapjen e të birit të tij me armë pa leje e me drogë.

Por, ai sot ka thyer heshtjen në lidhje me këtë rast.

Maxhuni ka thënë për Klan Kosovën se e mbështet drejtësinë në rastin në fjalë.