Shefat e bankave zvicerane, më të paguarit në Evropë. Ja ka sa milionë i fitojnë në vit?

Me afër 13 milionë franga të fituara gjatë vitit 2018, shefi i CS zë vendin e dytë në listën e menaxherëve më të paguar të Zvicrës, pas Sergio Ermottit të UBS-së, i cili ka fituar 14 milionë franga

Tidjane Thiam është shef i bankës së dytë më të madhe të Zvicrës, Credit Suisse. Siç tregon raporti për pagesat i vitit 2018 i publikuar sot, ai, në vitin që shkoi ka fituar 12.7 milionë franga, që është për 30 për qind më shumë se fitimi i tij i një viti më parë, shkruan nzz.ch. Në vitin 2018 Thiam kishte hequr dorë vullnetarisht nga bonusi, pasi që aksionarët e mëdhenj të bankës kishin shprehur pakënaqësinë e tyre për pagesat e bëra.

Vetëm 58% të aksionarëve e kishin miratuar raportin e pagesave të vitit 2017 dhe në këtë mënyrë i kishin dhënë një “shuplakë të nxehtë” shefit të bankës Credit Suisse, transmeton albinfo.ch.

Me shumën e përmendur të fituar gjatë vitit 2018, shefi i CS zë vendin e dytë në listën e menaxherëve më të paguar të Zvicrës. Para tij është vetëm kryemenaxheri i bankës më të madhe të Zvicrës, UBS, Sergio Ermotti, puna e të cilit në vitin 2018 është vlerësuar me 14 milionë franga. Pagat e këtyre dy kryemenaxherëve janë njëherësh ndër më të mëdhatë edhe në nivelin evropian.

Të kujtojmë, edhe jashtë sferës bankare, në nivelin evropian, menaxherët më të paguar janë po ashtu zviceranë. Fjala është për shefin e kompanisë farmaceutike Roche, Severin Schwann, i cili ka fituar 12.88 milionë euro. I dyti është Carlos Brito, shef i prodhuesit të birrës AB Inbvev (12.81 milionë euro)Chef des Brauereiriesen AB Inbev (12,81 milionë Euro), ndërsa i treti, zvicerani i përmendur, Ermotti, (12,52 milionë Euro ose 14 milionë franga).

Banka Credit Suisse e arsyeton pagën e rritur të shefit të saj me performancën e mirë që ka bërë ai në vituin që shkoi, transmeton albinfo.ch. Me mbi 2 miiliardë franga fitim, CS ka shënuar për herë të parë pas katër vitesh një rezultat pozitiv.

Por, në kundërshtim me udhëheqësit e bankave, aksionarët e tyre pothuaj fare nuk e shijojnë frytin e kësaj performance. Kursi i aksioneve të Credit Suisse është ulur gjatë vitit të kaluar për 38 për qind ndërsa ai i bankës UBS, 32 për qind.