SHBA-së i kërkohet që të njoh zyrtarisht gjenocidin e kryer nga Serbia në Kosovë, pas njohjes se gjenocidit ndaj armenëve

Lidhja e Historianeve të Kosovës “Ali Hadri” dega në Deçan, i ka dërguar një letër Ambasadorit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë.

Nga Lidhja e Historianëve të Kosovës kanë kërkuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës që të njohin zyrtarisht edhe gjenocidin e kryer nga shteti serb në Kosovë gjatë viteve 1998-1999.

“Përderisa Shtetet e Bashkuara të Amerikës, e kanë njohur zyrtarisht gjenocidin e kryer nga Perandoria Osmane në Armeni në vitin 1915, atëherë ne kërkojmë që Shtetet e Bashkuara të Amerikës të njohin zyrtarisht edhe gjenocidin e kryer nga shteti serb në Kosovë gjatë viteve 1998-1999”, thuhetnë kërkesën drejtuar Ambasadorit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë.

Me poshtë po sjellim letrën:

“Fillimisht me lejoni të ju shpreh mirënjohjet dhe konsideratat e veçanta në emrin tim, në emër të kryesisë dhe kuvendit të Lidhjes se Historianëve të Kosovës “Ali Hadri” dega në Deçan për Shtetet e Bashkuara të Amerikës, për Sekretarin e Shtetit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës Antony Blinken dhe për misionin e Fhilip Kosnett si Ambasador i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Republikën e Kosovës.

Miqësia shekullor shqiptaro-amerikane, është miqësi e sinqertë, e ndërtuar mbi bazën e mirëkuptimit dhe besimit të sinqertë dhe kjo miqësi gjatë gjithë historisë sonë, ka shërbyer si shembull edhe për vendet e tjera në botë.

Shqiptarët, përjetësisht i janë mirënjohës Shteteve të Bashkuara të Amerikës, vendit mik i cili në momentet me të rëndësishmet të historisë sonë, i ka dal në ndihmë popullit shqiptar.

Këtu kujtojmë vendimin e Presidenti Ëillson, i cili në Konferencën e Paqes në Versaje (1919) nuk lejoj copëtimin e shtetit të pavarur shqiptar, shtet ky që kishte shpallur pavarësinë me 28 nëntor 1912.

Duhet vlerësuar rolin e Presidentit Trumani, i cili beri përpjektë për të çliruar Shqipërinë nga diktatura komuniste e Enver Hoxhës. Mandej, vlerësohet dhe çmohet roli dhe kontributi i Presidentit Bush i vjetër, i cili i vuri piken e kuqi Kosovës për shtetin serb. Shqiptarët nuk e harrojnë, por e nderojnë dhe e çmojnë shumë rolin dhe kontributin e Presidentit Clinton, i cili udhëhoqi fushatën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe vendeve aleate të NATO-së për çlirimin e Kosovës nga pushtimi dhe robëria serbe, duke larguar pas gati njëqind (100) viteve pushtimin dhe pushtetin e Serbisë nga Kosova. Presidenti Bush i ri, me 18 shkurt 2008, njohu zyrtarisht pavarësinë e Republikës së Kosovës. Pra, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ishin çdo here në krahun e popullit shqiptar, sepse në ndajmë vlerat dhe parimet e lirisë dhe të demokracisë.

Miqësia e jonë, duhet dhe do të jetë e përhershme.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, miku i madh i shqiptarëve, Joe Biden, ka njohur zyrtarisht gjenocidin e kryer nga ana e Perandorisë Osmane në Armeni në vitin 1915.

Përderisa Shtetet e Bashkuara të Amerikës, e kanë njohur zyrtarisht gjenocidin e kryer nga Perandoria Osmane në Armeni në vitin 1915, atëherë ne kërkojmë që Shtetet e Bashkuara të Amerikës të njohin zyrtarisht edhe gjenocidin e kryer nga shteti serb në Kosovë gjatë viteve 1998-1999.

Shteti serb, ka kryer gjenocid në Kosovë, ai është përgjegjës për gjitha vrasjet, masakrat, dhunimet, djegieve e shtëpive dhe ekonomive familjare, pastaj shkatërrimin e ekonomisë së vendit tonë. Edhe sot, njëzet e dy (22) vite pas luftës, ende nuk dihet për fatin e shumë e shumë shqiptarëve, të cilët janë zhdukur gjatë luftës së fundit për çlirimin Kosovës me 1998-1999. Por jo vetëm kaq, ende nuk dihet për fatin e shumë e shumë shqiptarëve të tjerë, pjese e familjeve tona ane e kënd atdheut tonë, të cilët janë zhdukur, duke u vrarë e masakruar në vazhdimësi nga shteti serb, qysh nga vitit 1912, e me pas edhe pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore (1945) e deri me 1999.

Pra, vrasjet e shqiptarëve kanë vazhduar në vazhdimësi nga shteti, kisha dhe populli serb, pra qysh nga vitit 1912 kur tokat shqiptare u pushtuan nga ushtria e shteti serb. Që nga viti 1912 e deri në vitin 1999, Serbia ka kryer gjenocid të vazhdueshëm dhe sistematik ndaj shqiptarëve të Kosovës.

Pra, janë me mija e mija, fakte e dëshmi, që e argumenton gjenocidin e kryer nga shteti, kisha dhe populli serb kundër shqiptarëve të Kosovës.

Shpresojmë se kërkesat tona do të shqyrtohen me vëmendje nga Departamenti Amerikan i Shtetit dhe Shtëpia e Bardhë në Ëashington.

Duke shpresuar se letra e jonë do të procedohet tutje, mbesim me shprese që kërkesat tona do të shqyrtohen dhe vlerësohen nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, vendi mik i shqiptarëve.

Duke ju uruar punë të mbarë dhe suksese në punën tuaj, ju jemi mirënjohës për rolin tuaj karshi Republikës së Kosovës”, thuhet nder të tjera në letrën e Kryetarit të Lidhjes se Historianëve të Kosovës “Ali Hadri” dega në Deçan.

Lidhja e Historianëve të Kosovës “Ali Hadri” dega në Deçan

Zyra për Informim dhe Komunikim me Publikun