SHBA ‘selamë’ Turqisë: Të zgjedhë SHBA-në ose sistemin rus S-400

Zëvendëspresidenti i SHBA-së, Michael Pence, paralajmëroi Turqinë sot për blerjen e sistemit të mbrojtjes ajrore ruse S-400 dhe vazhdoi të ushtronte presion mbi atë vend që të heqë dorë nga blerja, të cilën Uashingtoni e sheh si një kërcënim.

“Turqia duhet të zgjedhë nëse dëshiron të mbetet aleate e aleancës ushtarake më të suksesshme në histori, ose dëshiron që partneriteti i saj të rrezikojë vendimet tona të paarsyeshme”, tha Pence në Uashington.