Florida

SHBA, rrëzohet helikopteri, dy viktima

Një helikopter është rrëzuar në Florida të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, duke shkaktuar vdekjen e dy personave që ishin në bordin e tij.

Ndërkohë, një person tjetër mbeti i plagosur pasi ndodhej pranë vendit ku ra helikopteri.

Pamjet nga vendi i ngjarjes tregojnë se mjeti fluturues shpërtheu në flakë pas rrëzimit, duke mos i lënë mundësi mbijetese personave në bordin e tij.