Matthew Miller

SHBA për takimin e Dodikut me Putinin: E papranueshme, kjo tregon se sa i izoluar është ai nga bashkësia ndërkombëtare

Zëdhënësi i Departamentit Amerikan të Shtetit, Matthew Miller, tha se vizita e Presidentit të Republikës Srpska Milorad Dodik në Rusi është e fundit në një seri shembujsh se ai është i izoluar nga komuniteti euroatlantik.

Presidenti i RS vizitoi Rusinë këtë javë dhe u takua me Presidentin Vladimir Putin, transmeton Ballkani.info.

Ai i tha Zërit të Amerikës se Uashingtoni beson se askush nuk duhet t’i japë presidentit rus Vladimir Putin një platformë për të promovuar agresionin e tij kundër Ukrainës.

“Ne gjithashtu do të mbajmë përgjegjës individë dhe institucione që kërcënojnë stabilitetin dhe sigurinë e Bosnjë dhe Hercegovinës”, tha zyrtari i Departamentit të Shtetit.

Miller theksoi se SHBA-të janë me popullin e Bosnjë-Hercegovinës dhe mbështesin sigurinë dhe të ardhmen e begatë të Bosnjë-Hercegovinës në komunitetin euroatlantik. /Ballkani.info/*