Shtëpia e Bardhë

SHBA kundër njohjes unilaterale të Palestinës: Zgjidhja e dy shteteve nga negociata direkte me Izraelin

Shtëpia e Bardhë ka theksuar qëndrimin e saj kundërshtues të njohjes së njëanshme të një shteti të Palestinës, pasi tre shtete europiane lëvizën drejt hapjes së marrëdhënieve.

Në reagim ndaj veprimit të Irlandës, Norvegjisë dhe Spanjës, Këshilltari për Siguri Kombëtare i SHBA’së, Jake Sullivan, e ka mbajtur qëndrimin se shtetit palestinez duhet të themelohet nga negociatat direkte me Izraelin.

“Ajo që mund të ju them se ne besojmë që e vetmja mënyrë me të cilën do ta arrijmë zgjidhjen me dy shtete, me benefit si për Izraelin dhe Palestinën është përmes negociatave direkte mes palëve” ju Sullivan të mërkurën reporterëve në Shtëpinë e Bardhë.

Autoriteti Palestinez ka refuzuar disa marrëveshje kompromisi të pranuara nga Izraelin në disa raste tashmë në dekada. Duke nisur Intifada – fushata të tmerrshme terrori – me sulme vetëvrasëse.

Qeveria e tanishme izraelite refuzon të negociojë me autoritete që refuzojnë të drejtën e ekzistencës së shtetit izraelit dhe kanë qëndrim politik të hapur dëbimin ose zhdukjen e popullit izraelit.

Në Bregun Perëndimor, ku sundon krahu palestinez Fatah, një qeveri jashtëzakonisht jo popullore tek palestinezët për shkak të korrupsionit kryesisht, nuk janë mbajtur zgjedhje të lira që nga 2006. Si shkak kryesor raportohet të jetë se do t’i fitonte organizata fashiste terroriste Hamas, që nuk ka program nacionalist palestinez por islamist e refuzonte deri vonë të identifikohej me vet flamurin palestinez.

Hamas grabiti me luftë civile pushtetin civil në Rripin e Gazës duke eliminuar e vrarë zyrtarë të Fatah në enklavën jugore që iu dhurua nga Izraeli më 2005 me tërheqjen vullnetare të ushtrisë si lëshim për palën palestineze. Lëvizje jo popullore në Izrael pasi i detyruan edhe popullatën civile izraelite të largohej.

Izraeli kontrollonte Rripin e Gazës që nga Lufta 6 ditore e 1967 kur dërrmoi ushtrinë e Egjiptit (që kontrollonte Gazën që nga 1947) – Sirisë e Jordanit njëkohësisht.

Izraeli ishte afër një marrëveshjeje normalizimi me Mbretërinë e Arabisë Saudite që përfshinte krijimin e shtetit palestinez si zgjidhje përfundimtare kur ndodhi sulmi i 7 tetorit. Një hap pengues e destruktiv për të cilin gjërësisht fajësohet teokracia e Iranit, me ambiciet e saj imperialiste e në shërbim të aleatëve të saj, Rusisë e Kinës./gazetametro.net