Lufta

SHBA-ja thotë se do të arrihet armëpushimi humanitar në Nagorno-Karabak

Zyrtarë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë paralajmëruar se gjatë së hënës do të vendoset një armëpushim humanitar mes Armenisë dhe Azerbejxhanit.

Ky njoftim i Departamentit të Shtetit vjen pas takimit të Sekretarit amerikan, Mike Pompeo me ministrin e jashtëm të Armenisë dhe Azerbejxhanit, të cilët kanë shtyrë përpara një marrëveshje për paqe dhe një takim me udhëheqësit e Grupit Minks tëe OSBE-së. Udhëheqësit e Grupit të drejtuar nga Franca, Rusia dhe SHBA-ja, janë duke ndërmjetësuar në arritjen e këtij armëpushimi.

“Gjatë diskutimeve të tyre intensive, bashkëkryetarët dhe ministrat e jashtëm kanë diskutuar zbatimin e një armëpushimi urgjent humanitar, monitorimin e tij dhe fillimin e diskutimeve për zgjidhejn e konfliktit”, u tha nga Grupi i Minskut në një deklaratë, shkruan Reuters.

Armëpushimi humanitar pritet të hyjë në fuqi më 26 tetor.

Pavarësisht kësaj, luftime të reja kanë shpërthyer gjatë së dielës mes forcave armene dhe azere. Të dy palët kanë akuzuar njëra-tjetrën për bllokimin e zgjidhjes së konfliktit.