Zëdhënësi i Departamentit të Shtetit në SHBA, Ned Price, ka mirëpritur deklaratën e Përfaqësuesit të Lartë të BE-së për Politikë të Jashtme, Josep Borrell, drejtuar shteteve të Ballkanait Perëndimorë.
Borrell në Samitin e Bërdo-s në Slloveni ka thënë se dera e BE-së për 6 vendet e Ballkanit Perëndimorë ka mbetur e hapur, përkundër raportimeve të fundit në disa medie kredibile botërore se BE është ngopur me tensionet e vazhdueshme në Ballkan dhe mund të mos pranojë fare këto vende.
“Ne mirëpresim Deklaratën e BE-së për Ballkanin Perëndimor. Shqipëria, Bosnje-Hercegovina, Kosova, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Serbia vazhdojnë të demonstrojnë angazhimin e tyre për reformën. Është jetike të mbash derën e BE-së të hapur për ta”, shkroi Ned Price në llogarinë e tij në Twitter.https://platform.twitter.com/embed/Tweet.html?creatorScreenName=gazetaexpress&dnt=false&embedId=twitter-widget-0&features=eyJ0ZndfZXhwZXJpbWVudHNfY29va2llX2V4cGlyYXRpb24iOnsiYnVja2V0IjoxMjA5NjAwLCJ2ZXJzaW9uIjpudWxsfSwidGZ3X2hvcml6b25fdHdlZXRfZW1iZWRfOTU1NSI6eyJidWNrZXQiOiJodGUiLCJ2ZXJzaW9uIjpudWxsfSwidGZ3X3NwYWNlX2NhcmQiOnsiYnVja2V0Ijoib2ZmIiwidmVyc2lvbiI6bnVsbH19&frame=false&hideCard=false&hideThread=false&id=1445797638591303697&lang=en&origin=https%3A%2F%2Fwww.gazetaexpress.com%2Fshba-ja-reagon-per-zhvillimet-e-sotme-ne-slloveni-ka-nje-mesazh-per-be-ne%2F&sessionId=aa6a4a21f636e52710d2ee68c11f24ddcde5832c&siteScreenName=gazetaexpress&theme=light&widgetsVersion=fcb1942%3A1632982954711&width=550px
We welcome the @EU’s statement on the Western Balkans. Albania, Bosnia-Herzegovina, Kosovo, Montenegro, North Macedonia, and Serbia continue to demonstrate their commitment to reform. It is critical to keep the EU door open for them. https://t.co/siaH1gfnZu
— Ned Price (@StateDeptSpox) October 6, 2021
Ndërkohë Borrell tha për medie se qëllimi i këtij Samiti ishte dërgimi i sinjalit se procesi i zgjerimit po vazhdon teksa ka thënë edhe disa fjalë për dialogun Kosovë-Serbi.
“Në këtë takim ne duhet të japim një sinjal të besueshëm për vazhdimin e procesit të zgjerimit, por kjo është një rrugë me dy drejtime. Nga njëra anë, kandidatët duhet të vazhdojnë reformat dhe duhet të lënë mënjanë dallimet e tyre. Nga ana jonë, Shtetet Anëtare të Bashkimit Evropian dhe institucionet duhet të përmbushin angazhimet e tyre. Ne do të flasim gjithashtu veçanërisht për çështjet e sigurisë dhe çështjeve të jashtme. Ne duhet të harmonizojmë politikën tonë të jashtme, sepse për t’u përballur me sfidat e përbashkëta, kemi nevojë për më shumë koordinim”, tha ai.
“Për Serbinë dhe Kosovën, jam i lumtur të shoh që ditët e fundit kemi kapërcyer disa vështirësi në kufi, në Veri të Kosovës, dhe tani duhet të vazhdojmë procesin e Dialogut në mënyrë që të zgjidhim problemet mes vendeve kandidate. Në rrugën drejt Evropës, zgjerimi kërkon që të lënë mënjanë dallimet e tyre dhe të vazhdojnë me reformat. Por ne duhet t’i japim një vazhdimësi të besueshme procesit të zgjerimit”, përfundoi Borrell.







