Shtetet e QUINT-it më në fund mendojnë njëjtë rreth një çështjeje në Kosovë. Të gjitha sot kanë reaguar për ta përkrahur deklaratën e ambasadorit zviceran mbi korrupsionin.
Deklarata e famshme e ambasadorit të Zvicrës, Jean-Humbert Lebet, e thënë për veteranët e rrejshëm merr përkrahjen edhe të ambasadës italiane.
Ambasada e Italisë në Kosovë ka reaguar pas zhvillimeve të fundit, duke thënë se e mbështesin plotësisht atë që ka thënë ambasadori i Zvicrës në Kosovë, Jean Humbert Lebet, i cili adresoi kritika ndaj institucioneve të Kosovës, duke thënë se është gabim të jepen para për veteranë të rrejshëm të luftës e të mos investohet për projekte me rendësi për vendin.
“Ne mbështesim plotësisht atë që Ambasadori zviceran Lebet tha: krimi, korrupsioni dhe nepotizmi janë sfida që njerëzit që e duan Kosovën duhet të ndërmarrin veprime kundër”, thuhet në postimin e Ambasadës së Italisë në Twitter.






