SHBA akuzon Rusinë për një teknologji të dizajnuar për shkatërrimin e satelitëve

Zyrtarë Amerikanë dhe Britanikë akuzuan Rusinë për një teknologji armatimi e cila do të përdorur për të rrëzuar satelitë. Sipas komandës Amerikane të Hapësirës, janë zbuluar prova se Rusia ka kryer një testim të teknologjisë.

Pajisja është hedhur në hapësirë në Nëntor të 2019-ës si pjesë e satelitëve Cosmos 2543 dhe 2542. Zyrtarët Amerikanë nisën hetimet të shqetësuar pas incidentit ku Cosmos 2542 kaloi shumë pranë një sateliti të fuqishëm Amerikan për zbulimin ushtarak quajtur KH-11.

Zyrtarisht misioni i Cosmos 2543 është të monitorojë gjendjen e objekteve të tjera Ruse në hapësirë dhe autoritetet Ruse insistojnë në këtë objektiv.

Por astronomët Amerikanë thonë se prej Comos 2543 doli një tjetër objekt me një shpejtësi relative prej 650 km/h dhe ngjan me një predhë.

Kjo ndodhi në një moment kur një tjetër satelit Rus ishte pranë me shumë gjasa për të testuar aftësitë gjuajtëse të satelitit.

Ende nuk ka prova të qarta sepse asnjë objekt hapësinor nuk është shkatërruar.