Ish-ministri i Financave, Haki Shatri, ka folur për vendimin e Qeverisë së Kosovës për të taksuar për 100 për qind mallrat nga Serbia dhe nga Bosnja e Hercegovina.

Shatri ka thënë në emisionin “Pressing” se vendimi i marrë të mërkurën “është menduar mirë” nga Qeveria Haradinaj.

Ai ka theksuar se konsumatorit kosovar “nuk do t’i mungojnë mallrat” nga Serbia e nga Bosnja e Hercegovina.

Shatri ka thënë se vetëm një e teta e mallrave që importon Kosova janë nga Serbia.

Këto mallra, sipas tij, “do të zëvendësohen lehtë”.