Shatri i AAK’së: Me qef kisha dhënë kontribut në Qeverinë e re, por vendos partia

Ish-ministri i Financave, Haki Shatri, dhe këshilltari i ish-kryeministrit Ramush Haradinaj, ka konfirmuar se nuk merr pjesë në takimin e ftuar nga ministri në detyrë i Financave, Besnik Bislimi.

Shatri tha se iniciativa e ministrit në detyrë të Financave për takim me ish-ministrat është e vonuar dhe është sa për të mbijetuar dhe me zvarritur procesin.

“Nuk  do të shkoj sepse nuk dua të jem në një ekip që është jo-zyrtarë. Qeveria mund të marrë veprime të nevojave të momentin. Kjo është vonë, ata bëjnë punë vec sot për nesër, kjo është sa me mbijetua edhe me zhagit këtë proces”, ka deklaruar ai.

Shatri i pyetur për mundësinë që AAK-të jetë në Qeverinë e udhëheqë nga LDK-ja tha se ai është i  gatshëm të bashkëpunojë dhe të ofrojë kontributin e tij, por për këtë vendosin strukturat e partisë, raporton EO.

“Për këtë punë vendosin strukturat e partisë. Unë jam i gatshëm që kur të krijohen rrethanë, kur krijohen kushtet me qef kisha dhënë kontribut”.

Ndërsa ish-ministri Besim Beqaj, shkurt i tha Ekonomia Online se nuk ndodhet në Prishtinë.

Ministri në detyrë i Financave, Besnik Bislimi ka ftuar në takim për takim konsultues rreth “Pakos për Rimëkëmbjen e Ekonomisë” guvernatorin e Bankës Qendrore, Fehmi Mehmetin dhe ish-ministra të Financave, Bedri Hamza; Avdulla Hoti; Besim Beqaj; Haki Shatri; Ahmet Shala dhe Ali Sadriu.