Xherdan Shaiqiri është aktivizuar dje në 20 minutat e fundit të fitores së Liverpoolit ndaj Hudersfield.
Shaqiri pati disa veprime të mira në 20 minuta lojë duke marrë lëvdata nga analistët në studiot televizive.
Madje, anësori i “The Reds” bëri pasim perfekt tek goli i pestë i Liverpoolit për të gjetur Robertson që më pas asistoi te Salah.
https://www.youtube.com/watch?v=DhapJk7n5BY
Shaqiri bëri edhe një pasim perfekt për Mane që goditi shtyllën.
Por, dilemat për raportet e tij me Klopp i ka shuar trajneri gjerman.
Klopp i dha një përqafim të fuqishëm Shaqirit në fundin e ndeshjes.







