Xherdan Shaqiri ka uruar gjithë besimtarët e fesë Islame për festën e Fitër Bajramit.

Duke shfrytëzuar rrjetet sociale, Xherdani ka uruar myslimanët për Bajram, teksa një pjesë e urimit ishte në gjuhën shqipe.

Gjilanasi e uroi Bajramin me një fotografi ku shihet duke ngritur lartë trofeun e Ligës së Kampionëve.

Shaqiri është shpallur kampion i Evropës për të dytën herë në karrierë, pasi që skuadra e tij, Liverpooli, triumfoi ndaj Tottenhamit me rezultat 2-0 në finalen e këtij edicioni të Ligës së Kampionëve, në stadiumin “Wanda Metropolitano”.

Ky sukses i Liverpoolit bën që Shaqiri ta shtojë edhe një tjetër medalje të artë të Ligës së Kampionëve në kabinetin e tij.