Shaqiri e mendon largimin nga Liverpooli në janar

E ardhmja e Xherdan Shaqirit është gjithnjë e më larg Liverpoolit.

Aktualisht futbollisti shqiptar është i dëmtuar por edhe kur të rikuperohet plotësisht vështirë se Shaqiri do të gjejë hapësira te skuadra e Klopp dhe për këtë arsye ish lojtari i Bayernit dhe Interit po mendon seriozisht largimin nga “The Reds” në merkaton e janarit.

Shaqiri do të kërkojë të transferohet te një skuadër ku mund të luajë në vazhdimësi në mënyrë që të grumbullohet edhe në Euro 2020 nga përfaqësuesja zvicerane.