Shantazhuan një femër, duke i kërkuar para, arrestohen dy gjakovarë

Janë arrestuar dy të dyshuar, pasi që të njëjtit përmes rrjetit social rreth orës 12.55 në rrugën “Nëna Tereze”, në Gjakovë, kishin shantazhuar viktimën femër duke i kërkuar të holla që mos të publikojnë fotot e saj.

Policia njofton se me urdhër të prokurorit të dyshuarit dërgohen në mbajtjepër veprën shantazh.  /ballkani.info/