Shania Twain rrëfen se si mundohej të shmangte abuzimin seksual nga njerku

Muzikantja kanadeze Shania Twain e cila njihet më së shumti për këngët solo si, “Any Man of Mine, Man”, “I Feel Like a Woman”, së fundmi ka folur për masat që ajo merrte për të shmangur abuzimin seksual nga njerku i saj, Jerry Twain. Fituesja pesë herë e çmimit Grammy deklaroi se detyrohej të rrafshonte gjoksin për të shmangur sulmin prej tij.

“Unë fshihesha dhe do të rrafshoja gjoksin”, tha Twain për “The Times”. “Unë vishja sytjena që ishin shumë të vogla për mua, dhe do të vishja dy palë, do t’i ulja derisa të mos kishte asgjë të një vajze në mua. Bëhej më e lehtë të kaloje pa u vënë re. Sepse, o Zot, ishte e tmerrshme, nuk duhej të ishe vajzë në shtëpinë time”, shtoi më tej ajo.

Twain tha gjithashtu se asaj iu desh një kohë e gjatë që ta linte atë zemërim. “U desh shumë kohë për të menaxhuar atë zemërim”, shtoi ajo. “Twain tha gjithashtu se incidentet ndikuan në perceptimin e saj për trupin e saj. Mund të flisja dhe të tregoja një histori për veten time, nga mënyra se si lëvizja trupin tim, veshjet, ngjyrat”, vazhdoi Twain.

“Oh, mendoj se është thjesht e dëshpëruar të jesh vajzë, është kaq e keqe të kesh gjoks. Më vinte turp që isha vajzë. Nuk do të hyj në detaje për këtë. Nuk e kam problem ta them, sepse mendoj se është e rëndësishme që njerëzit të kuptojnë se ju mund t’i mbijetoni këtyre gjërave. Ndjej se abuzimi seksual shkon paralelisht me abuzimin fizik dhe psikologjik kur është dikush që ju e njihni”, tha ajo për “The Guardian” duke pranuar se ishte abuzuar seksualisht.