Presidenti i SHBA’së Donald J. Trump, nuk e zgjati aq e as nuk e mbështolli porosinë e tij të vërejtjes së fundit që e pati për islamistët terroristë në Rripin e Gazës.
Trump ka shkruar në Truth Social thjeshtë e qartë kushtet për Hamas pa iu referuar fare hollësive rreth fazës së dytë të ujdisë diplomatike të armëpushimit pas skadimit të të parës.
“Shalom Hamas’ që do të thotë Mirëdita ose Ditën e mirë – Ju zgjidhni. Lironi të gjithë pengjet tani, jo më vonë, dhe menjëherë kthewni të gjithë trupat e njerëzve që i vratë, ose morët FUND. Vetëm të shthururit dhe marrosurit mbajnë kufomat, dhe ju jeni të marrosur dhe shthurur! Unë po ua dërgoj Izraelit të gjitha që i nevojiten ta përfundojë punën, e asnjë anëtar i Hamas s’është i sigurt nëse s’bëni siç ju them unë. Sapo takova disa prej ish pengjeve tuaja jetët e të cilëve ua shkatërruat. Ky është paralajmërimi im i fundit për ju! Për udhëheqësinë, tash është koha për t’u larguar nga Gaza, kur e keni mundësinë. Gjithashtu, popullit të Gazës: Një e ardhme e bukur ju pret, por jo nëse mbani pengje. Nëse i mbani, jeni të VDEKUR. Merrni vendimin e MENQUR. LIRONI TË GJITHA PENGJET OSE JU PRET FERRI!”.
🚨 WHOA… TRUMP issues VERY chilling message to Hamas…
— Eric Daugherty (@EricLDaugh) March 5, 2025
“‘Shalom Hamas’ means Hello and Goodbye – You can choose. Release all of the Hostages now, not later, and immediately return all of the dead bodies of the people you murdered, or it is OVER for you. Only sick and twisted…







