Shala thirrje politikanëve: Mos e takoni Lajçakun, po i mbanë anë Serbisë

Drejtori i Këshillit për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut (KMDLNj), Behgjet Shala, tha se përfaqësuesi i posaçëm i Bashkimit Evropian (BE), për dialog me Serbinë, është kundër pavarësisë së Kosovës.

Madje sipas tij, ai vazhdimisht ai ka mbajtur anën Serbisë me qëndrimet e tij.

Për këtë ai kërkon që politikanët në vend mos ta takojnë atë gjatë vizitës në Kosovë.

“Në ndërkohë nuk është hera e parë që Lajçak del kundër pavarësisë së Kosovës ndonëse thotë se i deleguar për bisedime e përfaqëson politikën e BE-së e jo qëndrimin personal apo të shtetit nga ai vjen që nuk e ka njohur Kosovën, ashtu edhe Borelli thjesht se ka pasur shumë reagime të cilat e kanë kundërshtuar, por gjithmonë ia ka mbajtur anën Serbisë, por serbëve në Kosovë”.

Lajçak do të vazhdojë vizitën në Serbi nga 3 deri më 4 mars dhe gjithashtu do të vizitojë Malin e Zi si pjesë e mandatit të tij rajonal nga 4 deri më 5 mars.