Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ferat Shala ka njoftuar se është takuar me djalin e Jakup Krasniqit, Altinin.

Shala përmes një postim në rrjetin social Facebook ka thënë së Altini është një vlerë e shtuar e trashëgimisë historike.

“Një kafe me Altinin, djalin e bacës Jakup dhe me mikun, bashkëveprimtarin e ish deputetin, Enver Hoti. Ardhja dhe kandidimi i Altinit në listën tonë për deputetë është vlerë e shtuar – jo vetëm për trashëgiminë historike e politike të babait të tij, por edhe për atë që përfaqëson Altini si profesionist i ri dhe i angazhuar. Të priftë e mbara, Altin!”, ka shkruar ai./Ballkani.info/