Kandidati për deputet nga radhët e koalicioni AAK-Nisma-E30, Endrit Shala ka thënë se ndërprerjet e fundit të energjisë elektrike janë një dëshmi e qartë e dështimeve të qeverisë aktuale për të garantuar një furnizim të qëndrueshëm dhe cilësor me energji.

Tutje, Shala ka thënë se është e papranueshme që në vitin 2024, Kosova ende përballet me krizë energjetike, pavarësisht premtimeve boshe të kësaj qeverie për rritjen e kapaciteteve dhe pavarësinë energjetike, shkruan Ballkani.info.

“Si ministër i MTI dhe Kryetar i Komisionit Ndërministror për Investime Strategjike, kam pasur nderin të udhëheq procesin që solli investimin më të madh të huaj në Kosovë që nga paslufta: Projekti SOWI Kosovo. Me një vlerë prej 169 milionë euro, ky projekt ka ndërtuar një park energjie me erë në Shalë – Mitrovicë dhe që gjeneron mbi 105 megavat energji elektrike, duke kontribuar ndjeshëm në furnizimin me energji të qëndrueshme për vendin tonë”, ka shkruar Shala në facebook.

Postimi i plotë: