Shala: Për shkak të sigurisë së nxënësve kemi marrë vendim për mbylljen e gjimnazit “Ahmet Gashi”

Drejtoria e Arsimit në komunën e Prishtinës ka bërë të ditur se deri tek mbyllja e gjimnazit të shkencave natyrore “Ahmet Gashi” ka ardhur nga një vlerësim i cili ka treguar se objekti i shkollës nuk i plotëson kushtet për mësim, dhe se rrezikon nxënësit.

Kjo drejtori ka marrë vendim që nxënësit e klasës së 10-të të kësaj shkolle të vendosën në objektin e shkollës fillore “Emin Duraku”, kurse klasat e 11-ta dhe të 12-ta do të vendosën në Gjimnazin “Sami Frashëri”.Drejtoresha e Arsimit, në Komunën e Prishtinës, Shpresa Shala tha se objekti i shkollës “Ahmet Gashi” është në një gjendje mjaftë të rëndë dhe rrezikon jetën e nxënësve.Tutje ajo ka siguruar të gjithë nxënësit dhe mësimdhënësit se në atë hapësirë ku ndodhet aktualisht shkolla, nuk do ketë ndërtim tjetër përveç një shkolle të re e me standarde të larta.

Drejtoresha e Arsimit u shpreh se nga takimi që ka zhvilluar me mësimdhënësit dhe prindërit e gjimnazit “Ahmet Gashi” janë dakorduar për nesër t’i informojnë nxënësit për diskonim.

Ferid Fazliu nga drejtoria e Investimeve Kapitale tha se vendimi për mbylljen e gjimnazit “Ahmet Gashi” ka ardhur pas një raporti të një kompanie ndërtimore e cila ka vlerësuar se gjendja e objektit është jo funksionale. Sipas tij kjo shkollë e cila është ndërtuar në kushtet e viteve të 60’ta tashmë është mjaftë e dëmtuar.Asamblisti i PSD-së në Prishtinë, Adian Berisha ka akuzuar Lëvizjen Vetëvendosje se po manipulon me qytetarët duke thënë dezinformata rreth mbylljes së shkollës.

Ndaj vendimit të Drejtorisë së Arsimit, që ky gjimnaz të transferohet në dy shkolla tjera, sot nxënësit e Gjimnazit të Shkencave Shoqërore “Ahmet Gashi” më Prishtinë, kanë protestuar para Komunës së Prishtinës.

loading…