Behxhet Shala ka folur për zgjedhjen e presidentit të ri dhe emrat që po përfolën së fundmi në medie.
Shala ka thënë se opozita në asnjë rrethanë nuk duhet ta votojë për presidente Vjosa Osmanin sikurse që nuk e ka asnjë detyrim ta votojë Bekim Jasharin.
“Opozita e në veçanti LDK-ja, në asnjë rrethanë nuk duhet ta votojë Vjosa Osmanin sikurse që nuk e ka asnjë detyrim ta votojë Bekim Jasharin. Opozita duhet ta propozojë presidentin e jo Albin Kurthi. Nëse Albin Kurthi nuk tregohet bashkëpunues, le t’i sigurojë 80 deputetë për zgjedhje të presidentit dhe votim të marrëveshjeve ndërkombëtare”,ka thënë Shala në një opinion për “Epokën e re”.






