Shala, PDK: Ministrja Nagavci dhe zëvendësit e saj dështuan – të japin dorëheqje

Anëtari i Kryesisë PDK-së, Muzafer Shala, ka kërkuar dorëheqjen e ministres së Arsimit, Arbërie Nagavci dhe zëvendësministrave të saj, për siç thotë ai, dështimin për ta ndalur ndërtimin e universitetit ilegal serb në veri dhe për dështimin në përgatitjet e duhura për fillimin e vitit të ri shkollor.

Deklarata e plotë e Muzafer Shalës:

KJO QEVERI PËRMES VEPRIMEVE TË SAJË ËSHTË KTHYER NË SHËRBIM TË SERBISË. KËSAJ RADHE DUKE E LEGJITIMU UNIVERSITETIN PARALEL NË VERI TË VENDIT. Ministrja Nagavci së bashku me zv. ministrat e sajë duhet të japin dorëheqje. Në asnjë marrëveshje nuk legjitimohet ky veprim i Serbisë në veri të vendit. Ministrja dhe zëvendësministrat e sajë nuk janë askund me përgatitjet për fillimin e vitit të ri shkollor, e krahas kësaj papërgjegjësie po e legjitimojnë edhe ndërtimin e universitetit paralel në Mitrovicën e Veriut. #Dorëheqje