Shala: Në Çeki shkojmë për fitore

Mesfushori i Kosovës, Herolind Shala, ka folur për medie pas takimit me Malin e Zi. Kosova fitoi 2-0 me golat e Amir Rrahmanit dhe Vedat Muriqit. Ndërkohë për Shalën kjo ishte loja e parë pas një mungese për shkak të lëndimit.

“Kam munguar shkaku i lëndimeve por sot e ndjeva vetën shumë mirë me qenë në grup dhe me përfaqësu shtetin”, ka thënë Shala.

Ai ka folur edhe për ndeshjen tjetër që Kosova do e zhvillojë muajin që vjen kundër Çekisë, lojë shumë e rëndësishme për Kosovën.

“Normalisht se jemi gati. Përqëndrimi ka qenë maksimal dhe kemi merituar më shumë gola”, ka treguar Shala.

“Synimi jonë kanë qenë këto tre lojë. Loja e parë përfundoi dhe duhet me qenë të përgatitur në maksimum. Do të shkojmë në Çeki për fitore”

loading…