Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala ka reaguar pas hapjes së tenderit nga Agjencia Qendrore e Prokurimit (AQP), për produkte si ‘Plazma’, ‘Eurokrem’ etj.

Shala përmes një statusi në Facebook, ka ftuar organet kompetente të drejtësisë të marrin masat e duhura për këtë veprim, përcjell Ballkani.info.

Tutje, Shala veprimin e AQP-së e ka cilësuar si të papranueshëm dhe në kundërshtim me ligjin.

Kujtojmë, se Agjencia Qendrore e Prokurimit (AQP), ka hapur tenderin publik në vlerën prej 23.5 milionë euro, duke specifikuar se kërkon artikuj të “EuroKrem”, “Plazma”, “Vegetë”, “Pop-Kek”, “Argeta”. Këto produkteve të cilave AQP iu kanë referuara prodhohen në Serbi, ndaj të cilave qeveria e Kosovës ka vendosur taksën 100%.

Postimi i plotë i Shalës:

Është e papranueshme dhe në kundërshtim me ligjin, me ekonominë e lirë dhe në kundërshtim të plotë me politikat e qeverisë për përkrahje të prodhimit vendor njëfavorizim i tillë i disa produkteve serbe nga AQP, duke elimimuar qysh në start prodhimet tona vendore.

Si minsitër i MTI-së ftoj organet kompetente, po ashtu organet e drejtësisë të marrin masat e duhura për këtë veprim, që për mua është i papranueshëm.