Shakira thuhet se është e zemëruar me nënën e saj, pasi ajo u deklarua rreth çështjes së ndarjes së saj nga Pique

Shakira nuk ishte aspak e kënaqur pasi nëna e saj Nidia Ripoll iu përgjigj disa pyetjeve të gazetarëve në lidhje me ndarjen e fundit të vajzës së saj nga Gerard Pique.

Ripoll thuhet se ka theksuar se do të dëshironte që Shakira dhe Pique të zgjidhnin mosmarrëveshjet e tyre, por këngëtarja e famshme raportohet se i ka kërkuar asaj të heshtë.

Sipas Informalia, Ripoll ka qenë në Barcelonë javët e fundit. Ajo po qëndron me vajzën e saj për t’i qëndruar pranë pas ndarjes nga Pique, shkruan Marca.

Foto: Shakira/Instagram

“Sigurisht që unë do të doja që ata të kthehen së bashku”, tha Ripoll për Europa Press.

“Ajo po ndihet më mirë çdo ditë, falë Zotit”, tha nëna e saj.

Megjithatë, Shakira nuk ishte e lumtur për këtë intervistë për shtypin, të cilët javët e fundit kanë qëndruar jashtë shtëpisë së Shakiras në Barcelonë.

Ripoll është pyetur edhe për thashethemet për kalimin e Shakiras në Miami, por nuk ka dhënë asgjë.

“Nuk e kam idenë, nuk kemi folur për këtë”, tha ajo për mundësinë që vajza e saj të kthehej përtej Oqeanit Atlantik.

A mund ta falë Shakira Piquen?

Foto: Shakira/Instagram

Shakira thuhet se është e gatshme të falë Piquen, i cili dyshohet se e tradhtoi këngëtaren e famshme me një femër me inicialet C. C.

Informalia raporton se Shakira është tronditur nga veprimet e Piques, por se është e gatshme ta falë, pasi ende e do qendërmbrojtësin e Barcelonës.

Ka edhe raportime që pretendojnë se Pique nuk është më me vajzën bionde me të cilën u pa pas ndarjes me Shakirën.

Çifti njoftoi se do të ndahej në fillim të qershorit, por që nga ajo kohë asnjë nga dy të famshmit nuk ka bërë asnjë koment publik për këtë çështje.

Megjithatë, ka pasur shumë thashetheme, duke përfshirë raportimet e lartpërmendura për një lëvizje në Miami për Shakira, e cila mund të marrë me vete fëmijët e saj dhe të Pique, Milan dhe Sasha. /Telegrafi/