Shakaja “pa kripë” e ministrit Valdrin Lluka: Ajo se çfarë dua të rrëfej mund të prekë shumë nga ju…

Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka, ka ironizuar me ata që janë mërzitur pas përfundimit të serisë filmike “Game of Thrones”.

Ai përmes një postimi në Facebook ka thënë se dëshiron të rrëfehet për një gjë, duke i lënë të habitur fillimisht ndjekësit e tij.

“Dua të rrëfehem për një gjë. Shpresoj që do të gjej mirëkuptimin e të gjithë juve dhe të mos shihet si diçka e keqe, negative apo e poshtër. Jam i tensionuar gjerësa e shkruaj këtë rrëfim, por sidoqoftë është më mirë ta largoj nga vetja se sa ta mbaj atë brenda në zemër”, kështu e nis postimin ironizues ministri Lluka.

Postimi i plotë:

Dua të rrëfehem për një gjë. Shpresoj që do të gjej mirëkuptimin e të gjithë juve dhe të mos shihet si diçka e keqe, negative apo e poshtër. Jam i tensionuar gjerësa e shkruaj këtë rrëfim, por sidoqoftë është më mirë ta largoj nga vetja se sa ta mbaj atë brenda në zemër. Më mundon shumë, por, duke shpresuar në mirëkuptimin tuaj, do ta kaloj lehtë këtë poshtërsi. Ju lutem, mos paragjykoni. E di që është jo njerëzore, por kam nevoj për përkrahje. Ajo se çfarë dua të rrëfej mund të prekë shumë nga ju, dhe mund të mos e besoni që kam bërë një gabim të tillë. Por, ka ardhur koha. Edhe njëherë, mos më paragjykoni. Edhe unë dua të jetoj pa presion nga shoqëria jonë. Rrëfimi është ky: Nuk e kam parë asnjë seri të Games of Thrones!