Kandidati për deputet i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Shaip Kadriaj, ka akuzuar Qeverinë se po përdor mjetet publike për qëllime elektorale, duke e cilësuar situatën si të rrezikshme për vendin.
Gjatë një debati në RTK, Kadriaj deklaroi se pushteti po e shfrytëzon “kuletën e shtetit” për të ndikuar në vullnetin e qytetarëve përmes, siç tha ai, blerjes së votave.
“Qeveria po e përdorë kuletën e shtetit për blerje të votave. Kosova është në rrezik dhe motoja jonë është STOP Krizës”, u shpreh Kadriaj.
Ai theksoi se vendi ka nevojë për ndryshim politik dhe institucione që, sipas tij, veprojnë në interes të qytetarëve dhe jo të kalkulimeve zgjedhore.
Deklarata e tij vjen në kohën kur PDK ka nisur fushatën zgjedhore me sloganin “Stop Krizës. Ndrysho Kosovën!”, të cilin partia e ka prezantuar si mesazh kryesor për zgjedhjet e 7 qershorit.
Kadriaj garon në zgjedhje si kandidat për deputet me numrin 57 në listën e PDK-së.







