Kandidati për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës, Shaip Kadriaj, ka zhvilluar aktivitetet e tij elektorale në Ferizaj, prej nga ka përcjellë mesazhin për ndryshim dhe zhvillim të vendit.

Përmes një postimi, Kadriaj ka theksuar se nga Ferizaj ka nisur “energjia për ndryshim”, duke shtuar se Kosova ka nevojë për zhvillim, stabilitet dhe më shumë mundësi për çdo qytetar.

“Kosova meriton zhvillim, stabilitet dhe më shumë për secilin qytetar. Bashkë, më 7 qershor, i japim drejtim të ri vendit”, ka deklaruar ai.

Kadriaj, i cili garon me numrin 57 në listën zgjedhore të PDK-së, ka kërkuar mbështetjen e qytetarëve për vizionin që, sipas tij, synon zhvillimin dhe forcimin e shtetit.