Besnik Mustafa, djali i kryetarit të LDK-së, Isa Mustafa, ka reaguar në lidhje me ngjarjet e fundit që lidhen me dështimin e koalicionit VV-LDK.
Ai në Facebook ka shkruar “Ksaj pune i thonë: Shah-Mat”, kjo duke iu referuar deklaratave të kreut të LDK-së që bëri pak më parë në lidhje me përpjekjet për koalicion, ku tha se partia e tij është e gatshme t’ia votoj VV-së qeverinë.

Isa Mustafa kërkoi nga Kurti t’iu shqyrtohen edhe njëherë kërkesat ndaj VV-së, ose LDK-ja shkon ne opozitë dhe ia liron vendin VV-së.







