Shaban Gogaj dënohet me 7 vjet e gjysmë burgim për vrasjen e Agonis Tetajt

Gjykata Themelore e Pejës e ka shpallur fajtor dhe dënuar me 7 vjet e gjashtë muaj burgim Shaban Gogajn, të akuzuarin për vrasjen e të riut Agonis Tetajn, raporton Express.

Gogaj është shpallur fajtor për veprat penale “vrasje nga pakujdesia” dhe “posedim i pa autorizuar i armëve”. Në dënim do t’i llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim.

Ndryshe, vrasja e të riut që kishte ndodhur më 23 të vitit 2018, nga vepra penale “Vrasje e rëndë” është ricilësuar në “Vrasje nga pakujdesia”.

Për këtë shkak, babai i viktimës Agonis Tetaj, Isuf Tetaj, ka akuzuar prokurori i rastit i cili e ka ricilësuar veprën, Agron Uka, se ka manipuluar dhe nuk ka vënë drejtësi në rastin e vrasjes së të riut.