Sezoni dimëror: Policia apel për vozitësit

Sezoni dimëror po vjen, derisa Policia e Kosovës ka rikujtuar të gjithë qytetarët që të jenë të kujdesshëm me mjetet e nevojshme dimërore.

Nga data 15 nëntor deri më 15 mars sipas policisë kërkohet që mjetet në qarkullim t’i kenë pajisjet dimërore.

Policia ka apeluar për të gjithë shoferët që të fillojnë përgatitjen e mjetit dhe të jenë të kujdesshëm gjatë këtij sezoni dimëror.

Kujtojmë që për ata që nuk i përfillin këto rregulla, pasojnë gjobat.

loading…