Vendimi i Aleksander Vuçiqit për të rikthyer në pushtet dhe qeveri Aleksander Vulinin e sanksionuar nga SHBA-të ka nxitur reagime të shumta. Nga Departamenti Amerikan i Shtetit kanë thënë se janë të zhgënjyer të shohim emrat e dy të sanksionuarve që janë propozuar për të qenë pjesë e qeverisë së re të Serbisë.

Lidhur me këtë ka reaguar edhe profesori amerikan që ndjek zhvillimet politikë në rajon, Daniel Serwer.

Profesori amerikan ka thënë se “Vulin është gishti i mesit të Aleksander Vucicit”.

Aleksander Vulin ishte vendosur nën sanksionet amerikane pas sulmit të ndodhur në Banjskë dhe Vuçiq ishte detyruar ta shkarkojë nga pozita e shefit të BIA-s.

Vulin is Vucic's middle finger. https://t.co/Bm81rM4cfS

— peacefare.net (@DanielSerwer) April 30, 2024