Sërish panik te futbollistët e Napolit, gruaja e Zielinskit bie pre e vjedhjes së veturës

Lojtarët e Napolit vijojnë të mos gjejnë qetësi, teksa pas tentativës për vjedhje në vilën e mesfushorit brazilian Allan, këtë herë pre e vandalizmit dhe hajdutëve ka rënë bashkëshortja e Piotr Zielinskit, Laura.

Kjo e fundit ishte në shëtitje me qenin e quajtur Mia, në plazhin e Varcaturos, por kur u kthye, gjeti të thyer xhamin e krahut të pasagjerit, të makinës së saj tip Smart. Hajdutët kishin arritur të marrin kasetofonin dhe navigatorin e makinës, si dhe dokumentet e qarkullimit.

Çifti kanë bërë menjëherë denoncim në polici, por ngjarja duket se ka tronditur vërtetë shumë bashkëshorten e Zielinskit, jo më tepër për dëmin e shkaktuar, sesa për ndjesinë e frikës që ka krijuar.

loading…