Vdesin dy persona nga koronavirusi brenda 24 ore në Shqipëri.
Ministria e Shëndetësisë bëri të ditur se edhe dy persona të tjerë kanë ndërruar jetë nga koronavirus në 24 orët e fundit, një 64-vjeçare nga Shkodra dhe një 63-vjeçare nga Elbasani.
Ndërkohë, në 24 orët e fundit janë konfirmuar edhe 96 raste të reja me koronavirus.
Ministra e Shëndetësisë e përshkruan si shumë serioze situatën në Spitalin Infektiv, atje ku janë të shtruar tashmë 90 pacientë, nga të cilët 5 ndodhen në intubim.







