Sërish ditë e zymtë në Britani, numri i viktimave për 24 orë ulet lehtë por çon bilancin në mbi 14 mijë vdekje

847 njerëz të tjerë me koronavirus kanë gjetur vdekjen gjatë 24 orëve të fundit në në spitalet e Mbretërisë së Bashkuar, duke bërë kështu që numri i viktimave në total t’i kalojë 14 mijë.

Departamenti i Shëndetësisë njoftoi se me rritjen e fundit bilanci i viktimave të shkaktuara nga Covid-19 ka shkuar në 14.576 njerëz.  Numri i testeve për sëmundjen është rritur gjithashtu me 21.328 gjatë 24 orëve të fundit në 438,991 në total. Tani ka 108.692 teste pozitive në Mbretërinë e Bashkuar. NHS në Angli njoftoi një tjetër numër të lartë vdekjesh, plot 738 viktima në spitalet në Angli.

Ministri i Parë Nicola Sturgeon njoftoi edhe 58 vdekje të tjera në Skoci, Uellsi ka regjistruar 11 vdekje të tjera, dhe ishin po ashtu 18 viktima të tjerë të konfirmuara në Irlandën Veriore për të dytën ditë radhazi.

Sipas autoriteteve shëndetësore të secilit vend, numri i vdekjeve në spitale tani qëndron:

Angli – 13.134

Skoci – 837

Uells – 506

Irlanda Veriore – 176