Sërish anulohet shpallja publike për mbështetjen financiare të kompanive ajrore

Ministri i Transportit dhe Lidhjeve i Maqedonisë, Goran Sugareski sot publikoi se sërish është anuluar shpallja publike për mbështetje financiare të kompanive ajrore që u publikua më 13 shtator të këtij viti.

Në konferencën e sotme për media në Qeveri, Sugareski informoi se deri në afatin përfundimtar është dorëzuar ofertë vetëm nga kompania “Vizer”, por ajo nuk përshtatet me kushtet dhe kriteret e parapara me tenderin.