Serbinë e nervozon bashkëpunimi i ushtarëve të Kosovës dhe të Shqipërisë – pyesin pse po hesht KFOR’i

Disa manovra të ushtrisë së re të Kosovës me ushtrinë shqiptare kanë zgjuar reagime nga ana e serbëve.

Mediat në Serbi shkruajnë se serbët po ankohen për heshtjen e KFOR-it në, siç thonë ata manovra të jashtëligjshme të shqiptarëve në territorin e Kosovës.

”Këto janë pregatitje për provokime të dhunës në pjesën veriore të Kosovës”, ka thënë politikani serb, Milovan Drecun.

Drecun vlerësoi se kjo ishte një demonstrim i papranueshëm i politikës së Shqipërisë së Madhe, se Shqipëria nuk kishte bazë për të dërguar anëtarë të ushtrisë së saj në Kosovë – nëse nuk ishin okupatorë – dhe ajo që po bën Shqipëria është kaq e rrezikshme saqë pothuajse kufizohet me një deklaratë jozyrtare e luftës ndaj Serbisë.

”As KFOR-i dhe as Unmiku nuk po reagojnë, për këtë pushtim”-deklaroi ai për Pink TV.