Millosh Vuçeviq

Serbia vazhdon të mbajë lidhje të forta me Rusinë, ministri i Mbrojtjes takon Harchenkon dhe gjeneralmajorin e dërguar në Beograd

Zëvendëskryeministri dhe ministri i Mbrojtjes së Serbisë, Millosh Vuçeviq u takua me ambasadorin e Federatës Ruse në Beograd, Aleksandar Bocan-Harchenko.

Vuçeviq, gjatë takimit të sotëm, theksoi se “Serbia është mirënjohëse për mbështetjen që jep Federata Ruse në ruajtjen e sovranitetit dhe integritetit territorial të vendit dhe përcolli se angazhimi strategjik afatgjatë është ruajtja e statusit të një shteti neutral ushtarak”, transmeton Ballkani.info.

Sipas njoftimit në këtë takim është diskutuar edhe për gjendjen aktuale të sigurisë në Kosovë dhe në rajon.

“Takimi i sotëm ishte një mundësi për të prezantuar të dërguarin e ri të mbrojtjes së Federatës Ruse, gjeneralmajor Andrey Kindyakov, i cili së fundi mori atë detyrë”, thuhet në njoftim.

Serbia në krye me Vuçiqin vazhdon të mbajë lidhje të ngushta politike dhe ushtarake me Rusinë, edhe pse kjo e fundit ka kryer agresion në Ukrainë. Serbia është shteti i vetëm në Evropë që nuk i ka vendosur sanksione Rusisë. /Ballkani.info/