Gjatë vizitës së presidentit francez në Serbi, Aleksandar Vuçiq e ka falemnderuar Emmanuel Macronin dhe kompanitë që kanë mundësuar bashkëpunim ushtarako-teknik ndërmjet dy vendeve.

“Jemi të interesuar që të blejmë edhe pajisje tjera të natyrës opto-elektronike. Serbia ka pak para dhe dëshirojmë, si vend neutralisht ushtarak, ta mbrojmë territorin tonë. Kurse Franca si aleat dhe vend me teknologji moderne mund të na ndihmojë për këtë”, ka thënë Vuçiq, transmeton Ballkani.info.

Ai specifikisht e ka përmendur blerjen e sistemit rakektor kundër-ajror “Mistral” dhe ka theksuar se Serbia i ka blerë 18 njësi të kësaj pajijeje me gjithsejt 50 raketa.

Pesë nga 20 marrëveshjet që sot janë nënshkruar në Beograd ndërmjet Serbisë dhe Francës kanë të bëjnë me indrustrinë ushtarake të të dyja vendeve.

Sistemi raketor “Mistral” mund të instalohet në autoblinda dhe përdorët për fluturake në fluturime të ulëta, ndërsa ka mundësi të manovrimit për caqet laserike.

Kjo nuk është marrëveshja e vetme që Serbia sivjet dhe viteve të kaluar ka realizuar sa i përket blerjeve të armatimit. Ky shtet, fqinj i Kosovës, ka blerë edhe aeroplanë rusë, MIG 29, si dhe sisteme tjera raketore nga Bjellorusia. /Ballkani.info/

loading…