Serbia kriminale

Serbia vazhdon ta adhurojë kryekriminelin Sllobodan Millosheviq, nesër në Nish hapet dhomat përkujtimore për ‘Kasapin e Ballkanit’

Kryekrimineli serb, Sllobodan Millosheviq, ish-presidenti i Serbisë dhe Republikës Federale të Jugosllavisë, që nga nesër do ta ketë një dhomë përkujtimore në ambientet e Komitetit të Qytetit të Partisë Socialiste të Serbisë në Nish.

Në ceremoninë e hapjes, nesër në ora 13:30, do të marrë pjesë edhe nipi i tij Marko Millosheviq, i cili është i treti në listën zgjedhore të Ivica Daçiqit në zgjedhjet e 17 dhjetorit në Serbi, transmeton Ballkani.info.

Dhoma përkujtimore hapet një vit pasi sekretari i Këshillit Komunal të Rinisë Socialiste të Nishit, Nikola Cvetkoviq, tha se Sllobodan Millosheviqi, si “patriot dhe burrë shteti, meriton një rrugë në Nish, e jo Zoran Gjinxhiqi”.

Millosheviqi ishte gjithashtu themeluesi i Partisë Socialiste të Serbisë dhe vdiq në vitin 2006 në Tribunalin e Hagës, ku u gjykua me akuzat për krime lufte ndaj mijëra shqiptarëve të Kosovës.

Në aktgjykimin para organeve të drejtësisë serbe, Millosheviq është identifikuar si porositësi i vrasjes së Ivan Stamboliqit dhe vrasjes së Vuk Drashkoviqit në Budva. /Ballkani.info/