Serbia po mundohet me çdo kusht që ta heqë nga rendi i ditës votimin në Interpol për pranimin e Kosovës.
Sipas mediave serbe, pesë vende anëtare të Interpolit i kanë bashkuar Serbisë në kërkesën që votimi për anëtarësimin e Kosovës të hiqet nga rendi i ditës në Asamblenë e Përgjithshme të këtij institucioni.
“Këto vende janë Kina, Spanja, Qipro, Argjentina dhe Surinami”, raportojnë mediat serbe, transmeton Ballkani.info.
Kërkesa e Kosovës për pranim në Interpol, sipas programit, do të duhej të mbahej nesër.
Në anën tjetër, ministri serb i Punëve të Brendshme, Nebojsha Stefanoviq ka deklaruar sot në Dubai, ku po mbahet Asambelja e Interpolit, që po vazhdon politizimi i Asamblesë së Përgjithshme të Interpolit, kur bëhet fjalë për pranimin e Kosovës.
Kosova ka gjasa të mira që nesër të pranohet në Interpol. Për këtë, vendi ynë ka marrë mbeshtetje të gjithëanshme, si nga vendet kryesore të BE-së në krye me Gjermaninë, po ashtu edhe nga vendet me shumicë myslimave dhe ato arabe.
SHBA-të janë në krye të këtij procesi. /Ballkani.info/






