Volejboll

Serbia U18 nuk pranon të luajë ndaj Kosovës U18, fitojmë me rezultat zyrtar

Volejbollistët e Serbisë U18 nuk kanë dalë ende në palestrën në Strumicë për ndeshjen me Kosovën U18.

Ndeshja duhet të luhet prej orës 15:00, por nuk u zhvillua.

Tani është zyrtarizuar fitorja 3:0, me rezultat zyrtar, e Kosovës U18 në volejboll ndaj Serbisë në kualifikimet për Evropian.

Volejbollistët e Kosovës U18 u renditën në vendin e pestë në kualifikimet ballkanike.

Image

Nuk është hera e parë që sportistët serbë nuk pranojnë të përballen me kosovar në garat ndërkombëtare. /Telegrafi/