Serbia po vazhdon të armatoset me të madhe. Pasi që bleu 30 tanke dhe 30 automjete të rënda ushtarake nga Rusia, po pret që deri në fund të vitit t’i arrijnë edhe helikopterë luftarake po nga Rusia, të njohur si “tanket fluturuese” apo MI-35.

“Presim që helikopterët rusë MI-35 të arrijnë në Serbi deri një fund të vitit”, ka deklaruar komandanti i njësive ajrore serb, gjeneral-majori, Dushko Zharkoviq.

Këta helikopterë, sipas mediave serbe, do të jenë pjesë e eskadrilës së helikopterëve dhe do të pozicionohen në aeroportin Morava afër Kralevës, transmeton Ballkani.info.

Sipas Zharkoviqit, katër helikopterët ndoshta nuk tingëllojnë si numër i madh, por, ka shtuar ai, kur të shikohen mundësitë luftarake që i kanë, është kontribut i madh në gatishmërinë e njësive që kryejnë detyra të mbështetjës ajrore me zjarrë kundër armikut.

Të kujtojmë se javën e kaluar, Rumania, i bllokoi 30 tanke dhe 30 mjete të rënda luftarake që nga Rusia shkonin në drejtim të Serbisë. Kjo u bë pasi që BE-ja ka vendosur sanksione ndaj Rusisë.

Serbia viteve të fundit është duke u armatosur në vazhdimësi, kryesisht me armatim rus, por edhe bjellorus dhe francez. /Ballkani.info/

loading…