Serbia, shteti i vetëm në Evropë që i nënshtrohet Putinit – Vuçiq: Nuk i vendosim sanksione Rusisë

Presidenti serb Aleksandar Vuçiq ka folur sot nga Bullgaria.

“Serbia nuk vendos sanksione ndaj Rusisë, sepse ajo lufton për politikën e saj kudo që mundet, por politika jonë përcaktohet nga konkluzionet e Këshillit të Sigurisë Kombëtare”.

“Zhvillimet e reja në skenën gjeopolitike do të kenë pasoja të rënda për Serbinë, e cila do të jetë nën presion të madh politik. Është e nevojshme që lidershipi të udhëhiqet nga arsyeja e shëndoshë dhe ta shpëtojë vendin e saj në krizën më të madhe”, shtoi ai.

Serbia mbetet vendi i vetëm në Evropë që nuk i ka vendosur sanksione Rusisë pas agresionit ndaj Ukrainës. Kjo s’po ndodh as tash pas ankesimit nga Rusia të katër rajoneve në juglindje të Ukrainës.