Megjithëse është e vështirë të llogaritet numri i saktë i armëve në duart e qytetarëve në mbarë botën, por të dhënat nga projekti kërkimor zviceran Small Arms Survey nga viti 2018 vlerësuan se kishte 390 milionë armë në SHBA.
Serbia është në vendin e tretë në këtë listë së bashku me Malin e Zi, sipas të dhënave të hulumtimit.
Raporti amerikan prej 120.5 armë zjarri për 100 banorë, krahasuar me 88 për 100 në vitin 2011, e kalon shumë raportin e vendeve të tjera të botës.
Në Serbi kjo shifër është 39.1 për 100 banorë.

Ndërkohë sot tetë nxënës dhe një rojë sigurie u vranë nga të shtënat me armë zjarri në Shkollën Fillore “Vlladisllav Ribnikar” në Beograd, bëri të ditur Policia e Serbisë. Sipas njoftimit, gjashtë nxënës të tjerë dhe një mësues u plagosën.
Në oborrin e shkollës u gjet dhe u arrestua nxënësi i kësaj shkolle, K. K. (14), i cili dyshohet se ka kryer këtë vepër, tha po ashtu policia.
Shefi i Departamentit të Policisë së Beogradit, Vesellin Milliq, bëri të ditur se i dyshuari kishte një muaj që planifikonte sulmin dhe se ai vetë kishte raportuar se e kishte kryer krimin.







