Serbia përgadit spitale të veçanta në Kosovë për serbët, Gjuriq: Edhe me miell i kemi furnizuar

Drejtori i të ashtuquajturës zyre serbe për Kosovën, Marko Djuric, ka thënë se pushteti serb ka nisur me shndërrimin e disa zonave në spitale, që do të trajtohen rastet me koronavirus.

Djuric pretendon se në disa zona të Kosovës, kanë dërguar shtretër për t’i trajtuar të infektuarit serb me koronavirus.

 

 

“Nëse vjen deri te infektimi me koronavirus, gjegjësisht sëmundjeve nga COVID-19, në spitalin e Pasjanit është pajisur një pjesë për izolim me 11 shtretër” , ka thënë Djuric.

Ai ka thënë se në zonat e Kosovës ku jetojnë serbët janë shpërndarë 1100 maska mbrojtëse, barëra si dhe tre tonë miell.

Në Obiliq dhe Kllokot gjithashtu janë ndihmuar disa familje, derisa në rajonin e Pejës, Fushë Kosovës dhe Lipjanit janë ndarë 60 paketa të tilla, dhe në Pejë 40, lajmërojnë mediet serbe.

Kujtojmë se autoritetet në Kosovë janë kritikuar shumë që kanë lënë pushtetin serb të vendos për Mitrovicën e Veriut, dhe se ora policore e Qeverisë serbe po respektohet atje.