Aleksandar Vuçiq ka paralajmëruar se Serbia planifikon të blejë armë nga Izraeli.
Serbia planifikon të blejë armë nga Izraeli, ka deklaruar presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq gjatë një interviste për “Jerusalem Post”.
Vuçiq për të përditshmen izraelite ka paralajmëruar se Serbia do të mundohet t’i fuqizojë edhe më tepër interesat e saj me Izraelin.
Duke u përgjigjur në pyetjen rreth kampanjës së bojkotit kundër Izraelit dhe sanksioneve në Evropën perëndimore, Vuçiq ka thënë se Serbia planifikon të blejë armë nga Izraeli dhe “nuk bëhet fjalë për porosi të vogël”.
“Jerusalem Post” ka vlerësuar se deklaratat nga Vuçiq dhe përshtypjet e krijuara mund të jenë përgjigje e ashpër për kampanjën BDS.







